Një mbrend i ndërtuar mbi trashëgiminë dhe cilësinë
Për më shumë se shtatë dekada, Pelisterka ka qenë një pikë referimi për cilësinë natyrale dhe vazhdimësinë historike. Si një nga brendet më të vjetra të ujit natyral në rajon, ajo ka ruajtur përkushtimin e saj ndaj cilësisë dhe autenticitetit — duke evoluar nga një ujë tradicional në shishe qelqi, në një brend me përhapje ndërkombëtare.


Çmimet "Monde Selection"
Çmime Ndërkombëtare Ari dhe Argjendi për shijen, cilësinë dhe përvojën e konsumatorit.

Çmimi i Shijes Superiore
2 Yje nga Instituti Ndërkombëtar i Shijes në Bruksel — konfirmim i një përvoje të shkëlqyer degustuese.

Certifikimi "IFS Food"
Certifikim për sigurinë dhe cilësinë ushqimore në nivel evropian.

ISO 9001 dhe ISO 22000
Garanci për menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë në të gjitha etapat e procesit të prodhimit.

1953
Pelisterka fillon udhëtimin e saj
Për më shumë se shtatë dekada, Pelisterka ka qenë një pikë referimi për cilësinë natyrale dhe vazhdimësinë historike — një nga brendet më të vjetra të ujit natyral në rajon.
Vitet 1960–1980
Konsolidimi në Tregun Lokal
Pelisterka shndërrohet në një emër të dashur për çdo familje në mbarë rajonin, i njohur për natyralitetin dhe cilësinë e tij të pakompromis.
Vitet 1990
Modernizimi i Prodhimit
Një epokë e re rritjeje nis me modernizimin e fabrikave të prodhimit dhe eksportet e para përtej kufijve kombëtarë.
Vitet 2000
Partneritetet Strategjike
Pelisterka krijon partneritete të rëndësishme strategjike dhe zhvillon rrjetin e saj HoReCa, duke e sjellë ujin më pranë restoranteve dhe profesionistëve të hoteleri-turizmit
Vitet 2010
Zgjerimi Ndërkombëtar
Brendi zgjerohet në më shumë se 12 shtete, duke konsoliduar pozicionin e tij dhe duke e shndërruar Pelisterka-n në një emër të besueshëm në tregjet europiane.
Vitet 2020 – sot
Fokus te Qëndrueshmëria
Pelisterka përfaqëson një identitet modern të rrënjosur në vlera autentike — duke ndërthurur trashëgiminë e gjatë me standardet bashkëkohore të prodhimit dhe çertifikimet ndërkombëtare.
Udhëtimi ynë
Që nga viti 1953, një pikë referimi për cilësinë natyrale dhe vazhdimësinë historike.

QËNDRUESHMËRIA & ÇERTIFIKIMI
Çertifikime dhe vlerësime ndërkombëtare, të cilat konfirmojnë vlerën e produktit në çdo nivel: nga siguria dhe shija, deri te zinxhiri i prodhimit dhe praktikat mjedisore.













