top of page

Politika e privatësisë

PELISTERKA AD
Përditësimi i fundit: Maj 2026

​

PELISTERKA AD respekton privatësinë tuaj dhe është e përkushtuar të mbrojë të dhënat personale në përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Kjo Politikë Privatësie shpjegon se çfarë të dhënash personale mbledhim përmes uebsajtit tonë, si i përdorim ato dhe çfarë të drejtash keni në lidhje me informacionin tuaj personal.

 

1. Kontrolluesi i të Dhënave


PELISTERKA AD

Bulevardi "Koço Racin" Nr. 97

Shkup, Maqedonia e Veriut

E-mail:info@pelisterka.com.mk
Telefoni: +389 2 3221 109

 

2. Çfarë të dhënash personale mbledhim?


Përmes formularit të kontaktit në uebsajt, ne mund të mbledhim informacionin e mëposhtëm:

  • Emri i plotë

  • Adresa e email-it

  • Numri i telefonit

  • Emri i kompanisë

  • Përmbajtja e mesazhit që na dërgoni

​

Gjithashtu, uebsajti mund të mbledhë automatikisht informacione të caktuara teknike, duke përfshirë:

  • Adresa IP

  • Lloji i shfletuesit të internetit

  • Informacion mbi pajisjen

  • Të dhënat e përdorimit të uebsajtit përmes "cookies"

​

3. Për çfarë qëllimesh i përdorim të dhënat?


Ne i përdorim të dhënat personale vetëm për qëllimet e mëposhtme:

  • Kthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave dhe pyetjeve tuaja

  • Komunikim në lidhje me bashkëpunime potenciale biznesi

  • Ofrimin e informacionit që lidhet me distribucionin dhe eksportin

  • Përmirësimin e uebsajtit dhe të përvojës së përdoruesit

  • Qëllime statistikore dhe analitike

  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore

 

PELISTERKA nuk kryen shitje online përmes këtij uebsajti dhe nuk përpunon informacione që lidhen me pagesat.

​

4. Baza Ligjore për Përpunim

​

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në:

  • Pëlqimin tuaj gjatë dërgimit të një formulari kontakti

  • nteresin tonë të ligjshëm për zhvillimin e komunikimit të biznesit

  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore, aty ku kjo kërkohet

​

5. Ndarja e të dhënave


Të dhënat tuaja personale nuk do të shiten ose ndahen në mënyrë të paligjshme me palë të treta.

​

Të dhënat mund të ndahen vetëm me:

  • Ofruesit e shërbimeve të IT dhe hostimit

  • Partnerët teknikë përgjegjës për mirëmbajtjen e uebsajtit

  • Autoritetet kompetente kur kërkohet me ligj

Të gjithë partnerët janë të detyruar të sigurojnë një nivel të përshtatshëm  të mbrojtjes së të dhënave personale.

​

6. Për sa kohë i ruajmë të dhënat?


Informacioni i dërguar përmes formularit të kontaktit ruhet për aq kohë sa është e nevojshme për të komunikuar me ju dhe për të përpunuar kërkesën tuaj, përveç rasteve kur me ligj kërkohet një periudhë tjetër ruajtjeje.

​

7. Të drejtat tuaja


Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale

  • Kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta

  • Kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja

  • Kërkoni kufizimin e përpunimit

  • Kundërshtoni përpunimin

  • Tërhiqni pëlqimin tuaj

  • Paraqitni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent

​

Kërkesat mund të dorëzohen pranë:

info@pelisterka.com.mk
 

8. Siguria e të dhënave

​

PELISTERKA zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga:

  • Qasje e paautorizuar

  • Humbje

  • Keqpërdorim

  • Ndryshimi ose zbulimi të paautorizuar

​

9. "Cookies" dhe Analitika

​

Uebsajti përdor  "cookies" dhe mjetet analitike me qëllim:

  • Përmirësimin e funksionalitetit

  • Analizimin e trafikut të uebsajtit

  • Rritjen e cilësisë së përvojës së përdoruesit përoruesit

​

Më shumë informacion gjendet në Politikën e "Cookies".

​

10. Kontakti

​

Për çdo pyetje në lidhje me privatësinë, ju lutemi kontaktoni:

​

PELISTERKA AD

E-mail:info@pelisterka.com.mk
Telefoni: +389 2 3221 109

bottom of page